Anëtarët e Këshillit të shkollës në
SHFQ,,NAIM FRASHËRI,,
f.Jagoll D.-Kërçovë nga v.2014 deri v.2017
1. Lindita Halili - anëtar nga këshilli i arsimtarëve-Kryetar
2.-Shaqire Azizi -anëtar nga këshilli i arsimtarëve-nënkryetar
3. Shpëtim Alimi -anëtar nga këshilli i arsimtarëve
4. Genc Selmani -anëtar nga këshilli komunal
5. Sulejman Veliu;-anëtare nga këshilli komunal
6. Fisnik Osmani-këshilli i prindërve
7. Shpëtim Neziri -këshilli i prindërve
8. Agron Emini -këshilli i prindërve
9. Fadil Halili - MASH-i
RREGULLORE Për punën e këshillit të shkollës fillore
Dispozitat e përgjithshme
Neni 1
Me këtë rregullore rregullohet mënyra e punës së këshillit të shkollë së SHFQ “Naim Frashëri” f.Jagoll D.-Kërçovë.
Neni 2
Dispozitat e kësaj rregullore kanë të bëjnë me anëtarët e këshillit të shkollës ( në tekstin e mëtutjeshëm KSH).
Neni 3
KSH trajton dhe vendos pyetje në lidhje me punën në shkollë të cilat në kompetencë të saj janë të vërtetuara me ligj, akte nënligjore dhe akte normative të shkollës.
Neni 4
Organi drejtues në shkollë është Këshilli i shkollës:
- KSH numëron 9 anëtar dhe atë: 3 anëtar përfaqësues nga prindërit (këshilli i prindërve), 3 anëtar nga arsimtarët dhe kuadri profesional (këshilli i arsimtarëve), 2 anëtar nga themeluesi (komuna) dhe 1 anëtar nga MASH-i.
- Përfaqësuesit të prindërve – tutorëve të nxënësve, themeluesit dhe të Ministrisë nuk mund të jenë të emëruar ose të zgjedhur nga rradhët e të punësuarve në shkollë.
- Përfaqësuesit e themeluesit i emëron dhe shkarkon Këshilli i komunës.
- Përfaqësuesit e prindërve i zgjedh Këshilli i prindërve drejtpërdrejtë dhe me votim të fshehtë.
- Përfaqësuesit në KSH nga shkolla zgjidhen drejtpërdrejtë dhe me votim të fshehtë nga ana e Këshillit arsimor.
- Përfaqësuesit e MASH-it e emëron ose shkarkon Ministri.
- Маndati–tre vjet, ndërsa për prindërit është për periudhën deri në mbarimin e shkollimit fillor të fëmiut të tyre, por jo më shumë se tre vjet.
-Mandati i anëtarit të KSH duhet të thirret nëse mungon pa arsye tri herë radhazi në mbledhjet e KSH.
-Procedura për zgjedhje të anëtarëve të KSH fillon 30 ditë para skadimit të mandatit të anëtarit paraprak.
Neni 5
- Me Mbledhjen konstitutive të KSH e thirr deri në zgjedhjen e kryetarit ,kryeson anëtari më i vjetër.
- Kryetari i KSH zgjidhet me votim të fshehtë
- Vendimet e KSH miratohen me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve.
Neni 6
- Mbledhjet e KSH i thirr dhe me to udhëheq kryetari. Në mungesë të kryearit në mbledhje udhëheq zëvendës kryetari i këshillit të shkollës.
- Mbledhjet e këshillit të shkollës i thirr kryetari i Këshillit edhe atë:
· Me vetë iniciativë.
· Me kërkesë të drejtorit.
· Me kërkesë të 1/3 (një të tretës) të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit të shkollës.
· Me kërkesë së 1/3 të punësuarve të shkollës.
· Me kërkesë të këshillit të prindërve.
Neni 7
- Këshilli i shkollës mund të punojë nëse janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve. Nëse nuk ka numër të mjaftueshëm të anëtarëve për mbajtjen e mbledhjes, mbledhja anulohet.
Neni 8
- Pas konstatimit të shumicës së anëtarëve të pranishëm në mbledhje, kryetari i këshillit e hap mbledhjen dhe e lexon rendin e ditës, i thirr anëtarët të deklarohen për të ose të japin propozimet e tyre për ndryshime dhe plotësime në rendin e ditës.
Neni 9
- Pas mbarimit të diskutimit për pikë të caktuara të rendit të ditës, kryetari formon përfundim, qëndrim ose e deklaron vendimin që duhet të sjell, pastaj kalohet në votim. Nëse në pajtim me rregulloren lihet përfundim, qëndrim ose vendim, kryetari e lexon përfundimin, qëndrimin dhe e shpall për ta sjellë përfundimet, qëndrimet dhe vendimet e sjellura të këshillit të shkollës, ndahen në dokumenta të veçantë të cilën e nënshkruan kryetari i këshillit të shkollës e pasaj arkivohet.
Neni 10
- Nga mbledhj e këshillit mbahet proçesverbal. Proçesverbalin e udhëheq sekretari i shkollës. Në proçesverbal shënohet termini i mbajtjes së mbledhjes, numri i prezentëve, gjegjësisht anëtarët që mungojnë, rendi i ditës në pika të shkurtëra diskutohen, propozimet e tyre, përfundimet dhe vendimet. Proçesverbali lexohet, korrigjohet dhe përvetësohet në mbledhjen vijuese të këshillit të shkollës, kurse e nënshkruan kryetari dhe proçesverbalisti.
Neni 11
- Përfundimet , qëndrimet dhe vendimet e këshillit të shkollës e sjellë me shumicën e votimeve të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit që kanë të drejtë për të vendosur.
Neni 12
- Rendin e mbledhjes e mban kryetari i këshillit. Nëse ndonjë anëtarë i këshillit ose person tjetër pengon punën, kryetari jep vërejtje . Edhe nëse pas vëretjes personi vazhdon të pengoj punën, kryetari do ta lus që ta lëshoj mbledhjen. Nëse nuk mënjanohen pengesat për punë normale, kryetari e ndërpret mbledhjen për 15 minuta ose do ta konfirmoj mbledhjen.
Neni 13
Me miratimin e kryetarit të këshillit, në mbledhje mund të marrin pjesë edhe të interesuar,të punësuar dhe persona të tjerë.
Neni 14
Këshilli shkollor i shkollës fillore:
-miraton statut, program vjetor dhe raport për punën e shkollës
-miraton program zhvillimor të shkollës dhe program për futjen e standardeve më të larta, si dhe programe tjera,
-propozon plan financiar dhe llogari financiare deri te themelues,
-e zbaton procedurën për zgjedhjen e drejtorit
-jep mendim deri te drejtori për zgjedhjen e arsimtarëve parashtron propozim deri te drejtori për ndalesë të marrëdhënies së punës për arsimtarët të cilët nuk tregojnë rezultate të kënaqshme
-vendos për kundërshtimet dhe ankesat e të punësuesve
-vendos për ankesat e nxënësve dhe prindërve
-kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me statut
-KSH për ankesat e parashtruara duhet të vendos në afat prej 15 ditëve nga dita e parashtrimit të ankesës.
Neni 15
Rregullorja e punës hyn në fuqi me përvetësimin e saj nga këshilli i shkollës dhe nënshkrimi i kryetarit të Këshillit.